Një person ende i panjohur ka arritur të fitojë 1 milion funte në lotari, por ende nuk ka shkuar t’i tërheqë paratë.
Ai bleu një biletë EuroMillions më 28 janar dhe u shpall fitues, por që prej asaj kohe askush nuk ka shkuar të tërheqë çmimin.
Në bazë të rregullave, paratë mund të tërhiqen brenda një periudhe 6 mujore dhe tashmë ky person ka vetëm edhe një ditë kohë për ta bërë këtë.
Biletat e EuroMillions shiten në Spanjë, Francë, Mbretëri e Bashkuar, Zvicër, Irlandë, Portugali, Austri, Belgjikë dhe Luksemburg.
Për fituesin misterioz të 1 milion funteve dihet vetëm që ai e ka blerë biletën në Londër me kodin “VSHS38986”.
Ditët e fundit, lojtarëve u është kërkuar nga EuroMillions të kontrollojnë edhe njëherë numrat e biletave të tyre.
Në rast se askush nuk do të paraqitet për të tërhequr këtë çmim, paratë do të shkojnë për projektet e financuara nga kompania në Mbretërinë e Bashkuar. \a2news