Lëmsh

Një kroat ia shkatërroi veturën me sëpatë ish-shefit pasi i mbeti disa paga borxh

 

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në Zagreb, Kroaci. Një burrë ia ka shkatërruar ish-shefit të tij veturën e tipit Audi, pasi i kishte ngelur borxh disa paga, njofton portali RTL.

Sipas mediumit kroat, dëshmitarët e kishin lutur burrin të ndalej e të mos shkatërronte veturën, por ai me një sëpatë e kishte goditur gati në çdo pjesë, duke e dëmtuar rëndë nga jashtë.