Kuriozitet

Pse njerëzit e duan muzikën?

Foto: AP/Associated Press

A e keni menduar ndonjëherë se përse njerëzit e duan muzikën?

Kur dridhjet prodhohen në një material të ngurtë, të lëngët apo të gaztë, veshët tanë e perceptojnë si tingull.

Kur tingujt krijohen në mënyrë specifike dhe me rregull, atëherë njihet si muzikë.

Por muzika nuk ka ndonjë avantazh për njeriun e as nuk është e domosdoshme si ushqimi dhe uji. Pra, rrjedh pyetja se: pse njerëzve iu dhuron aq shumë kënaqësi?

Kur njerëzit u munduan të gjenin përgjigjen e kësaj pyetjeje, kuptuan që shkaktar është një neurotransmetues i quajtur dopaminë. Dopamina zakonisht lirohet kur hamë mirë. Ajo na bën të ndihemi mirë.

Konsiderohet se kur dëgjojmë muzikë dopamina lirohet dhe na bën të ndiejmë kënaqësi.

Gjithashtu nga hulumtimet njerëzit kanë kuptuar që kur ka momente emocionale në një këngë lirohet edhe më shumë dopaminë, dhe kështu ne ndiejmë edhe më shumë emocione.