Lëmsh

Adoleshentët po bëjnë vetëvrasje si rezultat i lojës në rrjetet sociale e quajtur “Balena blu”

Policia në Rusi janë duke hetuar një valë vetëvrasjesh në mesi e të rinjve që mendohet se është shkaktuar nga një lojë e ligë në rrjetet sociale e quajtur “Blue Whale” apo Balena blu, transmeton koha.net.

Dy nxënëse të shkollës, të moshës 15 dhe 16 vjet kanë vdekur pasi kanë rënë nga kati i 14 i një ndërtese, një tjetër e moshës 15 vjeçare ka rënë nga kati i pestë ndërsa një 14 vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga treni.