Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Artistja që krijon skulptura kafshësh nga guacat e detit

Mbledhja e guacave dhe guralecëve është një prej hobive të artistes amerikan Anna Chan dhe vajzës së saj.

Ato të dyja jo vetëm që i mbledhin këto produkte kudo që kanë mundësi, por edhe krijojnë vepra arti prej tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Chan është një dizajnere bizhuterie por si për shumë të tjerë, edhe puna e saj ishte zvogëluar gjatë mbylljes si pasojë e pandemisë me koronavirus. Për t’i kaluar këto ditë të vështira, ajo dhe vajza e saj 10-vjeçare kishin qëndruar për një kohë të gjatë në plazh, ku edhe filluan të mblidhnin guaca dhe të krijonin skulptura kafshësh prej tyre.

Chan ka thënë për “My Modern Met” se kjo punë i ka ndihmuar asaj dhe të bijës, për t’i kaluar më lehtë ditët sfiduese të mbylljes nga pandemia.

Ajo ka thënë se gjithçka nisi si një lëvizje për të kaluar kohë mirëpo që po vazhdon edhe më tutje.

{gallery}