Kuriozitet

Çifti që nuk hoqi dorë nga njëri-tjetri pavarësisht mbylljes së kufirit

Për tri vjet, Eleanor Liao dhe i dashuri i saj Aaron Leung, kanë jetuar rreth 12 milje larg njëri-tjetrit. Por, vetëm pandemisë COVID-19 ishte ajo që i bëri të ndjehen sikur janë në lidhje në distancë.

Liao ka jetuar në Shenzhen, në jug të Kinës dhe Leung jetonte në Hong Kong, rajon special administrativ rregullat e të cilit ndryshojnë nga pjesa tjetër e Kinës.

Ndërsa u përhap koronavirusi, kalimi i kufirit mes Hong Kongut dhe Shenzhenit u mbyll në mars 2020.

Para pandemisë, kalimi i këtij kufiri kërkonte dokumentet e udhëtimit, por ishte i lehtë.

Të dy shiheshin çdo javë dhe asnjëherë nuk kishte ndodhur të qëndronin larg për më shumë se një muaj. Por, pas mbylljes së kufirit ata u detyruan ta mbanin lidhjen vetëm përmes telefonit, shkruan CNN.

Ata i ndan vetëm lumi Shum Chum. Ka shërbyer si ndarje natyrore mes dy pjesëve që nga 1898. Para Luftës së Dytë Botërore, një pjesë e vogël e lumit ishte tharë dhe ishte kthyer në treg rruge për banorët e të dyja pjesëve.

Megjithëse ajo pjesë ishte në zonën e kufizuar në Hong Kong , ai arriti brenda saj me ndihmën e një banori dhe takoi Liaon. Takimi i tyre pas disa muajsh, ata e kanë përshkruar si tepër emocional.