Lëmsh

Ngordh luani më i famshëm i Afrikës

 

Kenia është në pikëllim, pasi një nga simbolet e viteve të fundit të këtij vendi ka ngordhur në moshën 14-vjeçare. Bëhet fjalë për luanin Scarface, më i famshmi në vendin afrikan.

“Scarface nuk është më. Ngordhi në paqe, pa hiena rreth tij. Masai Mara humbi një nga ikonat e saj. Legjenda e tij rroftë përjetë”, thuhet në postimin e Programit të Ruajtjes së Grabitqarëve në Mara (MPCP).