Kuriozitet

Arrestohen punëtorët e një restoranti në Pakistan, refuzuan t'i qerasin me hamburgerë oficerët e policisë

Descriptive Text

Rreth 19 punëtorë janë arrestuar në një restorant të ushqimeve të shpejta në Pakistan, pasi refuzuan ta qerasin një grup zyrtarësh oficerë gjatë javës së kaluar.

Siç shkruan BBC, stafi i restorantit u mbajt i arrestuar gjatë së shtunës.

“Kjo s’është hera e parë që ka ndodhur diçka e tillë në restorantin tonë”, kanë thënë në një deklaratë.

Nëntë oficerë që dyshohet se janë përfshirë në këtë rast janë pezulluar nga puna, derisa zyrtari i lartë i policisë ka dënuar aktin e tyre.

“Askujt nuk i lejohet të marrë ligjin në duart e tij. Padrejtësitë nuk do të tolerohen dhe të gjithë ata do të dënohen”, ka thënë ai.

Oficerët thuhet se kishin shkuar në restorant dhe kishin kërkuar hamburgerë falas.