Kuriozitet

Elefantët e Kinës sërish në lëvizje

Descriptive Text

Elefantët e famshëm ‘endacakë’ të Kinës janë vënë në lëvizje sërish, ndërsa një prej tyre që u shkëput nga tufa ende po mban distancë prej grupit.

Elefantët aziatikë kanë udhëtuar për rreth 500 kilometra dhe kanë kaluar fshatra e qytete të shumta në jugperëndim të Kinës.

Rruga nga ata po drejtohen është shenjë e mirë pasi autoritetet shpresojnë se do të shkojnë drejt vendit të tyre, raporton AP.

Autoritetet janë munduar të mbajnë distancë mes tyre dhe banorëve, duke bllokuar rrugët për në fshatra dhe duke u munduar t’i largojnë përmes ushqimit. Megjithatë, tufa prej 15 elefantësh ka dëmtuar ferma, rrugë dhe shtëpi, por pa dëme të mëdha.