Kuriozitet

Murgesha në SHBA vodhi para për të luajtur bixhoz, rrezikon 40 vjet burgim

Një murgeshë në Kaliforni do të deklarohet fajtore për vjedhje nga një shkollë katolike ku ka punuar me dekada, për të luajtur bixhoz, kanë njoftuar Prokuroria në SHBA, raporton BBC.

Mary Margaret Kreuper (79), kishte vjedhur më tepër se 835 mijë dollarë, ndërsa punonte si drejtoreshë në një shkollë katolike në periferi të Los Angelesit.

Ajo tash po përballet me 40 vjet burgim.

Një marrëveshje e pranimit të fajit, e publikuar të martën, thotë se ajo do të pranojë se ka devijuar fondet për të paguar boxhet e mëdha që kishte në bixhoz.

Murgesha Kreuper drejtoi St James Catholic School në Torrance të Kalifornisë për 28 vjet. Zyrtarët thonë se ajo villoi vjedhjen 10 vjet para se të pensionohej në vitin 2018.

“Komuniteti i besimit në St James ishte shokuar dhe trishtuar nga këto veprime”, është thënë nga Dioçeza e Los Angelesit.

Avokati i murgeshës ka thënë se ajo është shumë e penduar dhe se sëmundja e saj mentale kishte errësuar gjykimin e saj.