Kuriozitet

Testi i thjeshtë me gishtin e madh të dorës mund të tregojë sëmundjet e zemrës

Një test i thjeshtë “i gishtit të madh” mund të tregoj nëse dikush ka një sëmundje me rrezik të zemrës, thonë studiuesit, duke sugjeruar që testi të përfshihet në prova fizike standarde, veçanërisht tek ata që kanë historik në familje të aneurizmit të aortës.

Ekspertët të lidhur me spitalin Yale-New Haven kanë marrë të dhënat nga 305 pacientë të cilët i janë nënshtruar operacionit të zemrës.

Studiuesit zbuluan se testet pozitive të “gishtit të madh me pëllëmbën”, ose “gishti i madh që kalon përtej skajit të pëllëmbës” shpesh është lidhur me diagnoza si aneurizmi i aortës. Sipas një publikimi ndërlidhur me këtë çështje, nga Universiteti i Yales, “të mund ta lëvizësh gishtin e madh në atë mënyrë tregon se kockat e pacientit janë jashtë mase të gjata dhe nyjat e dobëta” – një shenjë e mundshme që tregon një lidhje me sëmundje në inde në gjithë trupin, përfshirë aortën, shkruan FoxNews.

Studimi ka treguar se shumica e pacientëve me aneurizëm nuk shfaqën test pozitiv sipas shenjës së gishtit të madh me pëllëmbën, por pacientët që dolën pozitiv në këtë test kanë gjasa të zhvillojnë një aneurizëm.