Një aeroplan rekreacioni ka aterruar sigurt në një plazh të Sydneyt me tre persona në bord, përfshirë një bebe, pas dështimit të njërit prej motorëve të fluturakes.
Zyrtarët kanë konfirmuar se aeroplani nuk ka shkaktuar asnjë dëm gjatë aterrimit.
Policia ka thënë se piloti 25-vjeçar, një pasagjere 28-vjeçare dhe një foshnjë që ende s’i ka mbushur një vit nuk kanë pësuar lëndime gjatë aterrimit emergjent.
Piloti ka thënë se u detyrua ta ulte aeroplanin në plazh pas prishjes së njërit motor.