Lëmsh

Pensionohet “DJ me karrierën më të gjatë në botë”

 

Pas më shumë se shtatë dekadash në radio, një 96-vjeçar nga Hong Kongu është përshëndetur me dëgjuesit e tij të shtunën e 15 majit me këngën “Time to Say Goodbye” të kënduar nga Sarah Brightman dhe Andrea Bocelli.

“Epo, kjo ishte e tëra. Faleminderit shumë për dëgjimin, lamtumirë, faleminderit”, ka thënë Ray Cordeiro në anglisht para se t’i jepte fund karrierës së tij, 72-vjeçare, dhe më shumë se 50-vjeçare në emisionin “All the Way with Ray”, që kishte nisur në radion publike RTHK më 1970.