Kuriozitet

Një grua në Afrikë lind nëntë foshnja, priste shtatë

Një grua ka lindur nëntë bebe pasi gjatë shtatzënisë mjekët nuk kishin parë edhe dy bebe.

Halima Cisse 25-vjeçare ka thënë se 5 vajzat dhe katër djemtë janë mirë me shëndetin pas lindjes me prerje cezariane në një spital në Morocco.

Halima kishte udhëtuar në Morocco për të qenë e sigurte që bebet do të lindin mirë, pasi shtatzënia mori vëmendjen e liderëve të Afrikës Perëndimore.

Të vegjlit dhe nëna janë mirë ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fanta Siby, në një deklaratë.

Sipas ultrazërit, Cisse priste t’i lindte shtatë fëmijë, derisa nuk ishin parë edhe dy të tjerët. Të gjithë kanë ardhur në jetë përmes prerjes cezariane.