Kuriozitet

Punonjësi i hekurudhës në Indi e shpëtoi gjashtëvjeçarin nga treni

Një punonjës i hekurudhës në Indi është hedhur në hekurudhë dhe ka shpëtuar një fëmijë gjashtëvjeçar pak para se të arrinte treni, raporton BBC.

Fëmiu ishte me nënën e vet që ka probleme me shikim dhe ai kishte rënë në hekurudhë dhe e kishte të vështirë të ngjitej lartë. Por, vrapoi punonjësi Mayur Shelke dhe e shpëtoi atë pak para se të afrohej treni. Ngjarja ndodhi në Maharashtra të Indisë.