Lëmsh

Ngjashmëria me Harry Potterin ia ndryshoi jetën francezit

Ngjashmëria me Harry Potterin ia ndryshoi jetën francezit
 

Felix Lalo është një nga të rinjtë më të famshëm në TikTok tash për tash. E veçanta e 25-vjeçarit është ngjashmëria e tij e madhe me Harry Potterin, ose më saktë me aktorin që e interpreton këtë rol, Daniel Radcliffe.

Pas një videoje ku fotografitë e tij krahasoheshin me ato të Harryt, llogaria personale e francezit arriti në 1.3 milionë ndjekës, ndërsa videot morën mijëra shikime dhe shpërndarje.