Zbulimi i insektit “Potamophylax coronavirus” në Kosovë është bërë lajm botëror.
Pak ditë pasi profesori i shkencave në degën e biologjisë, Halil Ibrahimi, njoftoi për zbulimin dhe u shpreh se ky insekt jeton vetëm në Bjeshkët e Nemuna, për të ka shkruar edhe mediumi i njohur për zbulime shkencore “Phys.org”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke iu referuar publikimit në revistën prestigjioze “Boidiversity Data Journal”, kjo faqe ka shkruar se pas analizave molekulare dhe morfologjike ishte kuptuar se është specie në të cilën shkenca s’kishte pasur qasje më herët.
E ditë më parë, profesori Ibrahimi në një intervistë në programin “Sot” në KTV kishte zbuluar detaje për insektin dhe veçantitë e tij.
Kishte treguar se emërtimin e veçantë ia kishte bërë për shkak të kohës së gjetjes së tij – në kohë pandemie nga koronavirusi.