Akulli në Antarktikë mund të jetë në rrezik që të shembet nëse temperaturat globale rriten për 4 gradë celsius, kanë paralajmëruar ekspertët.
Hulumtues nga Universiteti “Reading” në Britani të Madhe kanë gjetur se më shumë se një e treta e akullit në Antarktikë mund të shkatërrohet dhe të shkaktojë “sasi të paimagjinueshme” të ujit nëpër dete gjithandej botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas shkencëtarëve, kufizimi i rritjes së temperaturës në 2 gradë celsius mund të përgjysmojë rrezikun dhe të shmangë një rritje drastike të nivelit të deteve, shkruan Sky News.
Gjetjet sugjerojnë që rritja e temperaturës globale prej 4 gradë celsius mund të rrezikojë që rreth gjysmë milionë kilometra katrorë me akull të shkrihen.