Lëmsh

104-vjeçarja në Kolumbi mposhti koronavirusin për herë të dytë

104-vjeçarja në Kolumbi mposhti koronavirusin për herë të dytë
 

Një grua 104-vjeçare është përcjellë me duartrokitje nga stafi i spitalit në Kolumbi pasi është shëruar për të dytën herë nga koronavirusi.

Carmen Hernandez mori mbështetje nga mjekët derisa u rreshtuan përgjatë korridoreve të Spitalit Universitar San Rafael de Tunja në qytetin e Tunjës kur ajo doli nga spitali e shtrirë në një shtrat.