Lëmsh

Pse COVID-19 rriti makthet te njerëzit

Pse COVID-19 rriti makthet te njerëzit
 

Në kulmin e pandemisë, një fenomen i çuditshëm ndodhi – njerëzit filluan të kenë ëndrra të çuditshme. Efekti duket të ketë qenë më i theksuar tek të prekurit nga virusi dhe në shtetet të cilat morën masa të rrepta të izolimit. Shqetësimet lidhur me izolimet, të dashurit dhe shëndetin personal, u ngatërruan me mendimet e tjera, duke bërë që ato të ngriteshin më shumë.

Për njerëzit në vijën e parë të frontit, ëndrrat u shndërruan në makthe. Nga 114 doktorë dhe 414 infermierë të cilët punonin në qytetin Wuhan të Kinës e të cilët morën pjesë në një studim të publikuar në janar, më shumë se një e katërta raportuan se kishin makthe të shpeshta.