Lëmsh

Piktura më e madhe në botë shitet për 62 milionë dollarë

 

E konfirmuar nga Libri i Rekordeve Botërore Guinness si piktura më e madhe në botë, “The Journey of Humanity” , u shit për 62 milionë dollarë, duke e vendosur atë në mesin e veprave më të shtrenjta artistike që janë shitur ndonjëherë në ankand.

Vepra e artit e punuar në kanavacë nga britaniku Sacha Jafri është 1595.76 metra katrorë dhe u shit në një ankand në Dubai.