Kuriozitet

Zhytësi gjen kokainë në vlerë 1.5 milionë dollarë në Florida

Një zhytës në Florida ka zbuluar kokainë në vlerë 1.5 milionë dollarë teksa notonte në ujërat pranë ishujve tropikalë, Florida Keys, dhe ua dorëzoi atë autoriteteve, ka njoftuar policia amerikane.

Zyra e Sherifit të Qarkut ka thënë se një zhytës pranë Craig Key, një qytet ishullor në Florida Keys, raportoi se ka gjetur një varkë lundruese, raporton Independent.

Zyra ka thënë se ata ishin paralajmëruar për gjetjen pasditen e djeshme dhe njoftuan Patrullën Kufitare të SHBA-së të cilët u përgjigjën dhe gjetën që pakoja përmbante 25 blloka kokainë me peshë 30 kilogramë.

Sipas zyrës së sherifit, Patrulla Kufitare e SHBA-së vlerësoi drogën në më shumë se 1.5 milion dollarë.