Kuriozitet

Zogu i egër më i vjetër në botë, në moshën 70-vjeçare sjell në jetë të voglin e saj

Albatrosi, zogu i egër më i vjetër i njohur, në moshën 70-vjeçare ka lindur të voglin e saj.

Albatrosi e ka sjellë në jetë një zog të vogël më 1 shkurt në një strehë të botës së egër në veri të Oqeanit Paqësor, ka bërë të ditur Shërbimi amerikan i peshqve dhe botës së egër, shkruan BBC.

Albatrosët laisan zakonisht jetojnë nga 12-40 vjet. Mirëpo, albatrosi që ka sjellë në jetë të voglin e saj ishte identifikuar nga hulumtuesit qysh në vitin 1956.

Babai i të voglit të albatrosit është Aleakamai, me të cilin ajo ishte bashkë që nga viti 2012, bëjnë të ditur zyrtarë të Shërbimit amerikan të botës së egër.

Zakonisht albatrosët lidhen mes vete për tërë jetën mirëpo albatrosi që solli në jetë të voglin e saj besohet se kishte edhe partnerë të tjerë në të kaluarën.