Kuriozitet

Gjeli vret pronarin e vet me thikë duke tentuar të ikën nga lufta e gjelave

Një gjel që ishte pajisur me thikë në një luftë ilegale gjelash ka vrarë pronarin e vet në Indinë jugore.

Pronari i zogut ishte goditur nga thika derisa zogu po përpiqej të ikte. Pronari ka vdekur rrugës për në spital nga humbja e madhe e gjakut.

Policia janë duke kërkuar edhe për 15 persona të cilët ishin të përfshirë në këtë ngjarje, e cila ndodhi në një fshat në Telangana në fillim të kësaj jave.

Ndërkohë që kafsha është mbajtur në stacionin policor para se të transferohej për në fermë.

Sipas Policisë, gjeli ishte duke u detyruar që të merrte pjesë në luftë kur po provonte të ikte. Pronari i saj po përpiqej ta zinte mirëpo ishte goditur nga thika e gjatë 7 cm e vendosur në këmbë të gjelit.

Të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje fatale janë të akuzuar për vrasje pa dashje, baste ilegale dhe zhvillim të luftës mes gjelave, raporton AFP.

Lufta mes gjelave ishte bërë ilegale në Indi që nga viti 1960 mirëpo ato zhvillohen ende në disa zona rurale ndërkohë që kjo nuk është hera e parë që në këto luftime pësojnë pronarët e kafshëve.