Lëmsh

Turistët po rrezikojnë infektimin e gorillave me COVID-19 duke bërë selfie me to

Turistët po rrezikojnë infektimin e gorillave me COVID-19 duke bërë selfie me to
Foto: CNN
 

Turistët që bëjnë selfie me gorilla të maleve po i rrezikojnë ata nga transmetimi i COVID-19, thotë një hulumtim i ri.

Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përcjellë fotografitë e qindra njerëzve në Instagram ku kishin vizituar kafshët në Afrikën Lindore dhe kanë gjetur se shumica e turistëve po u qëndronin shumë afër gorillave duke rritur kështu mundësinë që t’ua bartin virusin edhe atyre, shkruan CNN.