Turistët që bëjnë selfie me gorilla të maleve po i rrezikojnë ata nga transmetimi i COVID-19, thotë një hulumtim i ri.
Shkencëtarët nga Universiteti i Oksfordit kanë përcjellë fotografitë e qindra njerëzve në Instagram ku kishin vizituar kafshët në Afrikën Lindore dhe kanë gjetur se shumica e turistëve po u qëndronin shumë afër gorillave duke rritur kështu mundësinë që t’ua bartin virusin edhe atyre, shkruan CNN.
“Rreziku i transmetimit të virusit prej njerëzve tek këto kafshë është tepër shqetësuese”, tha udhëheqësi i studiuesve, Gaspard Van Hamme.
Gorillat e maleve janë të listuara si të rrezikuara pasi 1063 prej tyre janë lënë për të jetuar në botën e egër, sipas studimit.
Ato jetojnë në Republikën e Kongos, në Ugandë dhe në Ruanda.
-
Disa gorilla të infektuara me COVID-19 presin të vaksinohen
-
Shkencëtarët indianë parashikojnë se si gripi i shpendëve mund të përhapet te njerëzit
-
Gorillat mund të ofrojnë të dhëna për të ardhmen e farmaceutikës
-
Ariu bën mbi 400 selfie me një kamerë që vëzhgonte kafshët e egra
-
Autori i fotografisë me gjarpër që bëri xhiron nëpër botë: Kam shumë frikë nga gjarpërinjtë