Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Australiani fatlum nxjerr kokën nga goja e krokodilit

Një australian “tejet me fat” ka detyruar një krokodil të largojë dhëmbët nga koka e tij duke ia hapur nofullën me duar, duke shpëtuar me lëndime të lehta, kanë njoftuar mjekët.

44-vjeçari nga Queenslandi kishte luftuar me krokodilin teksa po notonte në liqenin Placid, të enjten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mbeti me lëndime në të dy faqet e fytyrës, por ishte “tejet, tejet i qetë” kur punëtorët shëndetësorë shkuan përndihmën e parë.

“Një krokodil ia kishte kafshuar kokën e tij, dhe në përpjekje për t’i hequr dhëmbët e krokodilit, ai ia doli t’ia hapte nofullën për të shpëtuar”, ka thënë infermieri Paul Sweeney para gazetarëve, shkruan CNN. “Në proces të largimit të duarve të tij, dhëmbët ia kapën gishtin. Është njeri tejet me fat”.

Ai ka shtuar se burri kishte thënë se krokodili ishte diku rreth dy metra i gjatë.

Sipas mjekëve, burri ishte mësuar të qëndronte në atë hapësirë ku notonte tre herë në javë për tetë vjet.

“Sigurisht s’është një vend i duhur për të notuar”, kanë thënë mjekët teksa kanë shtuar se “qetësia e burrit ia kishte lehtësuar shpëtimin”.

Departamenti i Mjedisit në Queensland ka dërguar më pas një ekip për të gjetur krokodilin në fjalë. Sulmet e krokodilëve në Australi janë të rrallë, por zyrtarët shtetërorë kanë bërë kampanja të shumta për të alarmuar qytetarët për rreziqet e notimit.