Lëmsh

Në karrocë të invalidëve, Lai Chi-wai ngjitet në një rrokaqiell në Hong Kong

Në karrocë të invalidëve, Lai Chi-wai ngjitet në një rrokaqiell në Hong Kong
Foto: Reuters
 

Lai Chi-wai është bërë personi i parë në Hong Kong, që ndonëse në karrocë të invalidëve, ka arritur të ngjitet 250 metra në një rrokaqiell, shkruan agjencia Reuters.

Ai ka arritur të ngjitet duke e tërhequr veten me litar për më tepër se dhjetë orë. Këtë tentim e bëri ai për të mbledhur para për personat që kanë pësuar lëndime të shtyllës kurrizore.