Lëmsh

“Bishti i majmunit”, trendi i ri i modelimit të mjekrës

Bishti i majmunit “u shpik” nga bejsbollisti Mike Fiers (Foto: AP)
 

Meqë pandemia ka mbajtur larg floktorëve miliona persona në të gjithë botën për muaj të tërë, një grup burrash kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, saktësisht me modelimin e mjekrës.

Të mërzitur nga mungesa e aktiviteteve ata kanë shpikur një model të ri, të quajtur bishti i majmunit. Fotografitë e rezultateve të çuditshme guximtarët i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar goxha reagime, shkruan a2news.