Lëmsh

Mbetje 2.000-vjeçare të një fëmije dhe qeni zbulohen në të njëjtin varr në Francë

Mbetje 2.000-vjeçare të një fëmije dhe qeni zbulohen në të njëjtin varr në Francë
Foto: Inrap
 

Arkeologët francezë kanë përshëndetur zbulimin “e jashtëzakonshëm” të mbetjeve të një fëmije të varrosur me një kafshë që duket të ketë qenë qen.

Fëmija mendohet të ketë qenë një vjeç, ishte varrosur në fillim të shekullit të parë, gjatë sundimit Romak, në një arkivol prej druri të gjatë 80cm i shënjuar me një etiketë dekorative hekuri.