Derisa Spanja dhe disa shtete evropiane janë goditur nga acari, Greqia është ndër vendet që po shijon të nxehtin dimëror.
Pamjet e publikuara në internet shfaqin persona që kanë dalë në plazh dhe po shijojnë rrezet e diellit. Këto pamje, thuhet se janë kontrast i madh me disa vende të tjera në Evropën Jugore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos plazheve, edhe parqet publike dhe vende të ecjes thuhet se janë të mbushura.
Me lojëra uji dhe plazhi, disa njerëz po e shfrytëzojnë të nxehtin e rrallë në këtë kohë, njofton BBC.
{gallery}
{gallery}
Greqia është duke përjetuar një periudhë të pazakontë të temperaturave. Matjet e fundit hidrometeorologjike në Athinë tregojnë se temperaturat kanë shkuar në 23 gradë celsius gjatë së hënës. Temperatura mesatare momentalisht është 10 gradë.