Lëmsh

Anglezi shfrytëzon robotin e shpërndarjes së ushqimit për t’i propozuar të dashurës

Anglezi shfrytëzon robotin e shpërndarjes së ushqimit për t’i propozuar të dashurës
 

Një zhvillues i aplikacioneve ka përdorur një robot shpërndarës për t’i propozuar partneres së tij, pasi të dy e duan teknologjinë.

Makinat zakonisht shfrytëzohen për të shpërndarë ushqime në Milton Keynes, por Ben Hogan ka angazhuar një prej tyre që të sjellë një unazë në shtëpinë që ndan me Sherri Dawes në Kempston, natën e Krishtlindjes, shkruan BBC.