Lëmsh

Pangolina, kafsha më e trafikuar në botë që shitet “për qëllime mjekësore”

Pangolina, kafsha më e trafikuar në botë që shitet “për qëllime mjekësore”
Foto: Reuters
 

E qetë dhe e vetmuar. Pangolina ka pak armiq natyralë në habitatin e saj. Mirëpo studiuesit thonë se kafsha e quajtur pangolinë, është gjitari më i trafikuari në botë.

Trupi i jashtëm i saj është mjaft i veçantë dhe kjo del të jetë arsyeja pse shumë persona kërkojnë t’ia shkulin për ta përdorur në mjekësinë kineze. Ata pretendojnë se trupi i saj ka veti shëruese.