E qetë dhe e vetmuar. Pangolina ka pak armiq natyralë në habitatin e saj. Mirëpo studiuesit thonë se kafsha e quajtur pangolinë, është gjitari më i trafikuari në botë.
Trupi i jashtëm i saj është mjaft i veçantë dhe kjo del të jetë arsyeja pse shumë persona kërkojnë t’ia shkulin për ta përdorur në mjekësinë kineze. Ata pretendojnë se trupi i saj ka veti shëruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Afrikës së fundmi ka kapur disa persona që tentonin ta kontrabandonin pangolinën. Ata janë arrestuar ndërsa në bagazhet e veturave është gjetur një e tillë. Kafsha është dërguar për trajtim nga veterinerët.
Siç BBC, kafsha në fjalë ka qenë interes edhe për studiuesit gjatë pandemisë së koronavirusit. Viruse të ngjashëm janë gjetur në pangolinat e trafikuara, që dyshohet se mund të shkaktojnë transmetim të virusit tek njerëzit.