Kina lëshoi me sukses raketën ”Long March 8” në hapësirë për herë të parë, pjesët të së cilës, si shtytësit për shembull, mund të ripërdoren në të ardhmen.
Kina kishte planifikuar për të hënën lëshimin, por e shtyu për të martën për shkak të motit të keq.
Raketa modulare, e gjatë 50 metra, u ngrit nga Qendra Hapësinore Wenchang në ishullin jugor kinez Hainan, duke mbajtur disa satelitë më të vegjël për t’u lëshuar në hapësirë.
“Long March 8” ka kapacitet të ngarkesës mes 2.8 dhe 5 tonë, varësisht prej orbitës që synon.
Menjëherë pas ngritjes, qendra e kontrollit njoftoi se fluturimi vazhdoi normalisht dhe se përpjekja e parë e ngritjes kishte qenë “një sukses i plotë”, raportoi televizioni shtetëror kinez.\Atsh