Kina ka nisur të enjten misionin e saj më ambicioz deri më tash, në tentim për t’iu bashkuar SHBA-së si dy vendet e vetme që kanë ulur një sondë në Mars, shkruan AP.
Raketa “Long March-5” është lansuar për në hapësirë rreth orës 12:40 nga ishulli Hainan. Qindra entuziastë ishin mbledhur për të shikuar lansimin.
Është fluturimi i dytë për në Mars i lansuar këtë javë. Emiratet e Bashkuara Arabe lansuan një raketë nga Japonia të hënën. E SHBA-ja po synon ta lansojë Perservancen, sondën më të sofistikuar për në Mars, nga Cape Canaveral i Floridas, javën e ardhshme.
Nuk është tentimi i parë i Kinës për t’u ulur në Mars. Në vitin 2011, një mision i përbashkët me Rusinë kishte dështuar, pasi raketa nuk arriti të dilte nga orbita e Tokës. Sonda kineze pritet të tentojë uljen në Mars pas shtatë muajve.
Kësaj radhe Kina ka nisur misionin e vetme. Ulja e një sonde në Mars është shumë e vështirë. Vetëm SHBA-ja ka arritur me sukses të ulë sonda në Mars. E ka bërë tetë herë që nga viti 1976.