Autoritetet gjermane ka propozuar që poseduesit e smartfonëve ose tabletëve të paguajnë një depozitë 25 € me kusht që këto pajisje teknologjike të mos përfundojë në deponi ose në vende të varfëra.
Partia gjermane e gjelbër ka propozuar që shitësit të kërkojnë pagesë sa herë që shesin një pajisje të re elektronike. Paratë do t’i kthehen blerësit kur ta sjellin pajisjen përsëri për riciklimin.
Grupet mjedisore kanë tërhequr vërejtjen se hedhja e elektronikës i çon kimikatet toksike të depërtojnë në ujin e pijshëm. Mesatarja evropiane hedh 20 kg mbeturina elektrike në vit, afërsisht ekuivalente me dy mikrovalë. Megjithatë më pak se gjysma e saj është mbledhur për riciklim. Pesha totale krahasuar me një mur me tulla prej 10 metrash, me gjatësi nga Norvegjia në Itali.
Ideja është një nga 20 propozimet për eliminimin e mbeturinave elektrike që do të debatohen në Bundestag muajin tjetër. Një sugjerim tjetër është një “e drejtë për të riparuar”, e cila do t’i detyronte prodhuesit si “Apple” dhe “Samsung”, që të dizajnojnë pajisjet e tyre në atë mënyrë që të mund të rregullohen më lehtë në dyqanet e pavarura.
Për çdo 100 pajisje të reja të shitura në Gjermani çdo vit, vetëm 45 janë mbledhur për t’u shkatërruar dhe ricikluar, shumë më pak se objektivi i BE-së prej 65. /scan-tv.com/
-
Bashkimi Evropian dëshiron që telefonat të jenë më të qëndrueshëm dhe më të lehtë për t'u riparuar
-
Prishtina pajiset me 1700 kontejnerë me sensorë
-
Kërkohet heqja e doganës për importimin e veturave elektrike
-
Volkswageni planifikon një model elektrik që do të kushtojë 20 mijë euro
-
Franca ndan bonus për ata që qepin rroba në vend se të blejnë të reja