Lëmsh

Poshtë metropolit të madh ndodhet një kullë prej kafkash

 

Një kullë e mirëfilltë, e fshehur disa metra nën kaosin metropolitan të Mexico Cityt, një nga qytetet më të populluara në botë. Jo një kullë e rëndomtë, por një nga ato sipërmarrjet që me mendje të çojnë në historitë që kanë bërë të njohur autorin e “Zotit të Unazave”, Tolkien.

Një kullë që shkon në fund të tokës, si hyrja e denjë e ferrit dantesk, e ndërtuar kryesisht nga kafkat e qindra personave, të rritur, gra, por edhe fëmijë.