Kuriozitet

200 milionë euro për super-jahtin ekologjik

Ky super-jaht 200-milionë eurosh nuk është konceptuar thjesht si luksoz, por edhe ekologjik për miliarderët që shqetësohen për mjedisin.

Ultra2, është një jaht që do të funksionojë me bateri dhe do të ketë dy pishina dhe një kinema “Imax”.

Ai do të ketë hapësirë për 14 pasagjerë në bord, së bashku me 26 pjesëtarë ekuipazhi, si dhe hapësirë për helikopter dhe dy anije shpëtimi.

Jahti do të projektohet nga PDP Marine me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, kompani e cila sqaron se mjeti lundrues do të drejtohet nga një sistem krejt elektrik, mundësuar nga motorë hibridë, me naftë dhe elektrikë. \ a2news

{gallery}