Një politikan i quajtur Adolf Hitler është bërë fenomeni më i ri në rrjet ditët e fundit pasi ka fituar një mandat në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Namibi.
Adolf Hitler Uunona fitoi me 85% të votave ndaj rivalit të tij në zgjedhje, në shtetin ish koloni të Gjermanisë, ku rrugët, vendet dhe njerëzit kanë ende emra gjermanë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi fitoi mandatin nën siglën e partisë SWAPO, që drejton Namibinë prej vitit 1990, politikani tha se nuk ka asnjë lidhje me ideologjinë naziste për dominimin e botës.
“Emrin ma vendosi babai. Me shumë mundësi ai nuk e dinte se kush ishte Adolf Hitleri. Kur isha i vogël më dukej si emër normal, por kur arrita në adoleshencë e kuptova se çfarë i kishte bërë botës ky njeri”, u shpreh politikani.
Uunona fitoi 1196 vota në zgjedhje dhe arriti të fitojë një mandat në këshillin rajonal të qytetit të tij/A2CNN.