Lëmsh

Vrima e zezë që “kërcënon” Tokën

Vrima e zezë që “kërcënon” Tokën
 

Në qendër të galaktikës sonë, me një masë afërsisht 4 milionë herë më të madhe se ajo e Diellit, ndodhet një vrimë e zezë gjigante e quajtur Shigjetari A.

Pas disa verifikimeve të reja, shkencëtarët zbuluan se planeti ynë është në fakt 2000 vjet dritë më pranë kësaj vrime të zezë nga sa mendohej deri tani. Fatmirësisht, siç transmeton TCH, kjo nuk nënkupton se jemi aktualisht në kurs përplasjeje me të.