Lëmsh

Zbulohet një varr i lashtë mbretëror kinez

Zbulohet një varr i lashtë mbretëror kinez
 

Zhengzhou, 1 dhjetor – Arkeologët kinezë kanë zbuluar një varr antik që daton nga Periudha e Pranverës dhe Vjeshtës (770-476 para Krishtit) në varrezat Xuyang në Luoyang, në provincën qendrore kineze të Henan.

Është vlerësuar se varri i përkiste një fisniku ose mbreti nga popullata Luhun Rong, një grup etnik, i cili migroi nga veriperëndimi dhe u vendos në Kinën Qendrore gjatë asaj kohe.