Një skelet balene që mendohet të jetë mes 3.000 e 5.000 vjet më parë dhe i ruajtur në mënyrë të përsosur është zbuluar në Tajlandë.
Skeleti i gjatë 12 metra mendohet të jetë ai i një balene të lojit Bryde. Ai u gjet në fillim të nëntorit rreth 12 km larg bregut në perëndim të Bangkokut.
Ekspertët shpresojnë se gjetja mund të hedhë dritë në të kaluarën, veçanërisht për kërkime mbi nivelet e detit dhe biodiversitetin.
Kockat pjesërisht të fosilizuara janë “një zbulim i rrallë”, tha studiuesi i gjitarëve Marcus Chua i Universitetit Kombëtar të Singaporit për BBC-në.
“Ka pak nënfosile balenash në Azi”, tha ai dhe shumë pak janë “në gjendje kaq të mirë”, përcjell a2news.
Fotografitë e shpërndara nga ministri i Mjedisit të Tajlandës, Varawut Silpa-archa, tregojnë se kockat duken pothuajse tërësisht të paprekura.
