Lëmsh

Australia krijon një fond 18 milionë dollarësh për mbrojtjen e koalave

Australia krijon një fond 18 milionë dollarësh për mbrojtjen e koalave
 

Melburn, 25 nëntor – Qeveria australiane njoftoi se ka krijuar një fond prej 18 milionë dollarësh amerikanë për mbrojtjen e koalave në atë vend.

Ministrja e Mjedisit, Sussan Ley theksoi se fondi u krijua për të rishikuar situatën dhe për të ndihmuar në ruajtjen e një specie endemike të prekur nga zjarret shkatërruese që së fundmi kapluan Australinë.