Kuriozitet

Musk tejkalon Gatesin për t’u bërë personi i dytë më i pasur në botë

Descriptive Text

Elon Musk ka kaluar themeluesin e Microsoftit, Bill Gates, për t’u bërë personi i dytë më i pasur në botë, sipas Indeksit “Bloomberg”. Pasuria e shefit të Teslas qëndron rreth 128 miliardë dollarësh, që paraqet rritje prej më shumë se 100 miliardë dollarësh sivjet.

Musk mbetet prapa Jeff Bezosit, shefi ekzekutiv të Amazonit, që ka pasuri rreth 182 miliardë dollarësh.

Në janar, Musk ishte i 35-i në këtë listë.

Rritja e shpejtë e vlerës së pasurisë së Muskut u bë kryesisht nga rritja e vlerës së aksioneve të kompanisë së veturave elektrike. Kompania tani ka vlerë prej gati 500 miliardë dollarësh, teksa kishte nisur vitin me më pak se 100 miliardë.

Bill Gates kishte dominuar këtë indeks për shumë vjet, derisa ia zuri vendin Bezosi më 2017.

Biznesmeni francez Bernard Arnault është i katërti, ndërsa top-pesëshen e më të pasurve në botë e mbyll themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerberg.