Lëmsh

Peshku me “jelek antiplumb” në Amazonë

Peshku me “jelek antiplumb” në Amazonë

Arapaima, peshku i gjetur në pellgun e lumit Amazonë, është një nga peshqit më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë, i aftë të rritet gati 3 metra i gjatë dhe të peshojë deri në 200 kilogramë. Siç transmeton Shqip, veçantia e peshkut, Arapaima, është se mund të jetojë në ujë me pak oksigjen dhe të mbijetojë një ditë pa ujë fare.

I pajisur me luspa të forta, të cilat studiuesit i kanë krahasuar me një jelek antiplumb, arrin të mbrohet nga sulmet e piranjave dhe grabitqarëve të tjerë të ujërave. Ky peshk është një burim i rëndësishëm ushqimi për komunitetet lokale, por gjithashtu një ushqim i shtrenjtë në disa nga qytetet më të mëdha të Brazilit.