Martin Rees nga Britania e Madhe ka thyer rekordin Guinness për më së shumti truqe magjie të performuara nën ujë. Ai në kohë prej tre minutash kreu 20 truqe.
Rees kishte punuar për disa vjet në tentimin e tij për rekord dhe arriti ta bënte këtë duke tejkaluar rekordin e shkuar për shtatë truqe.
Ai bëhet personi i parë që ka thyer këtë rekord në më shumë se 10 vjet.
Uji ngadalëson lëvizjet, por magjistari arriti të kryente truqet shpejt mjaftueshëm për të vënë rekordin e ri.

Për faqen zyrtare të Guinnessit, Rees ka thënë se kjo është arritje e jashtëzakonshme për të, “sidomos në këtë kohë izolimi”.
Ky ishte rekordi i pestë botëror për Martinin që mban rekordin edhe për më së shumti truqe me letra për një minutë (18); më së shumti truqe të kryera në hedhje nga lartësia (11); më së shumti truqe të kryera me sytë mbyllur për një minutë (24), më së shumti truqe të kryera në tunel ere për tre minuta (8).
