Derisa data e 31 tetorit njihet si festa e Halloëeen-it, qytetarët e Bolivisë janë përgatitur për organizimin e saj. Të dashurit e tyre që tashmë nuk janë në këtë botë, ata synojnë t’i përkujtojnë duke krijuar bukë në formën e tyre.
Furrtarët sipas Reuters, e gatuajnë brumin dhe e formojnë atë në bukë në formën e njerëzve, duke ua shtuar fytyrat e familjarëve. E njohur si “T’anta ëaëa”, bolivianët besojnë se kjo mënyrë e festimit do ua lehtësojë të vdekurve “udhëtimin” e vizitës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, në shumë shtete të Amerikës Latine, Dita e Shenjtëtorëve shënohet më 1 nëntor, si kohë kur familjarët përkujtojnë të afërmit e tyre.
{gallery}
Në rajonin më të goditur nga koronavirusi, ky vit pritet të jetë shumë prekës dhe kufizimet në tubime publike do të jenë më të mëdha. Ndërsa, këtë vit, në radhët e viktimave që do të përkujtohen përmes gatimit të bukës, do të jenë edhe personat që kanë vdekur si shkak i pandemisë Covid-19.