Marina Amerikane ka shpërthur një bombë të periudhës së largët të Luftës së Dytë Botërore. Bomba ishte zbuluar diku në një plazh të Karolinës së Veriut.
Bomba ajrore ishte akoma aktive, sipas njësisë për shkatërrimin e mjeteve shpërthuese, ndërsa shpërthimi i saj ndodhi duke përdorur një kombinim të eksplozivëve përfshirë C-4 dhe efekti i saj shkaktoi tym në mbi 60 metra lartësi.
Arma ishte parë nga një banore e asaj zone ku fillimisht kishte menduar se ishte një trung lisi dhe kishte raportuar në ekipet ushatarake, të cilët kanë marrë bombën dhe e kanë dërguar në një perimetër të sigurt.
“Unë isha e shqetësuar kur e pashë sepse në këtë zonë ka shumë vizitorë dhe nuk doja që fëmijët të luanin me të, ose ndonjë person që do e merrte në shtëpi si dekor”, u ka thënë Michele Quidley autoriteteve.
Në pamjet e shpërthimit dëgjohet një zhurmë e shurdhët dhe shihet tymi dhe rëra duke u lëkundur.