Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Lulet më të veçanta në kopshtin ndryshe të Dritan Gazhelit në Fushë Krujë

Tregtari nga Fushë Kruja, Dritan Gazheli është i dashuruar pas luleve. Pasioni për lulet i ka dhënë guximin atij të nxjerr lulet më të veçanta në botë.

” Janë bimë të nxjerra nga farat që dalin nga pjellnimi i një luleje nënë që shpërben për të vendosur polenin dhe të një luleje babë. Ka cilësitë e përbashkëta të përzierja të prindërve, si çdo krijesë që është hibrid i nënës dhe babait. Pra si njerëzit. Hibridet e mia janë unike i kam vetëm unë në botë“, thotë ai.

Qindra lule unike ndodhen në kopshtin e vogël të shtëpisë së Dritanit. Ai ka arritur në nxjerr trëndafilin e zi dhe kaf. Por krenaria e tij është lulja iris, ku një lule e vetme mund të ketë deri në 4 ngjyra të ndryshme.

” Kam shumë hibride të mia, kam irise, trëndafila, brugmansia, daliha. Tek iriset kam avancuar më tepër kam qindra të tillë.”

Të merresh me lule do durim të madh. Dritanit i është dashur që të pres deri në dy vjet për të parë rezultatin e një hibridizimi tek irisi.

” Trëndafili është tek ato bimë që të jep rezultate më shpejt mund ta mbjellësh farën në prill e ndodh që në qershor cel. Ndërsa lulet e tjetra mund të kërkojnë deri në 2 vjet kohë. ”

Edhe Cilat janë lulet më të shtrenjta në botë dhe ku gjenden ato Lifestyle Cilat janë lulet më të shtrenjta në botë dhe ku gjenden ato

Lulet me emra ilir një ditë mund të kultivohen në të gjithë botën. Patentimi është një nga synimet e burrit që do lule.

“Çdo kultivar që t’i mendon se ia vlen dhe do ta shtosh meriton emrin sepse është një nga kërkesat e pantentimit, të cilin unë këtë proces e synoj. Dy iriseve i kam vendosur emra pak patriotikë si baton dhe teuta. “/Top Channel.